Solisti i grupit “Troja” ndjek protestën përmes RTV Ora, kritikon ashpër politikën
Protesta e një dite më parë e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit është parë me interes dhe në Kosovë.
Solisti i grupit të njohur kosovar “Troja”, Bujar Berisha, i ka përcjellë zhvillimet e fundit në Tiranë përmes ekranit të RTV Ora.
Por Berishës nuk i ka pëlqyer aspak teksa ka dëgjuar në sfond të protestës një nga këngët e njohura të grupit “Vendi im”.
Me nota kritike, ai akuzon politikën në Shqipëri dhe Kosovë që sa herë janë në opozitë përdorin këngët e tyre për të shprehur revoltën me sistemin, ndërsa kur vinë në pushtet e djegin me këmbë të Çiljetës dhe Medës.
Ai shton se asnjë forcë politike nuk merr leje për përdorimin e këngëve, të cilët i cilëson si pronë.
Në protestën e PD-së janë vënë si kolonë zanore, këngët “Mbretëresha Kohë”, “Demokraci” dhe “Vendi im”, të cilat janë disa nga hitet e grupit “Troja”.