Tayna më e lumtur se kurrë, hiti që e bëri të famshme kalon 40 mln klikime
Doruntina Shala, e njohur nga të gjithë si Tayna u konsiderua sensacioni i vitit 2018 pasi solli këngën “Columbiana” në bashkëpunim me reperin Don Phenom. Pak këtij projekti, suksesi i saj nuk u ndal më dhe Tayna hyri fuqishëm në tregun e muzikës.
Me anë të një postimi në Instastory, ajo ka zbuluar se suksesi i saj ka kaluar 40 milionë klikime në Youtube. Kjo gjë është suksesi i rradhës për reperen, e cila cdo projekt të ri e kthen në hit.
Që prej qershorit, ajo ka publikuar dhe 7 këngë të tjera dhe ka mbajtur koncerte në shumë vende.