Taynës i propozojnë për martesë, reagimi i saj i ka habitur të gjithë
Tayna merr propozimin për martesë.
Rap-artistja Tayna po vazhdon të mbajë koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit, për të argëtuar fansat e saj me muzikë.
Shpesh, ndodhë që tifozët e këngëtares të ndajnë në rrjetet sociale imazhe nga performanca e saj në skenë, dhe jo të pakta janë rastet kur Tayna i ri-shpërndanë ato.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi me një nga postimet e një prej fansave, ani pse i njëjti në mbishkrimin e videos kishte një proozim për reperen.
“A do të martohesh me mua”, i kishte shkruar në gjuhën gjermane një nga fansat në një video të publikuar në InstaStory.
Po të njëjtën, Tayna e kishte ri-shpërndarë, duke mos shkruar asnjë gjë në mbishkrimin e saj, duke mos pasur asnjë reagim të vetëm.
Ky nuk është rasti i parë që asaj i bëjnë propozim për martesë, pasi në një nga emisionet në Shqipëri, Tayna kishte treguar se njëherë në një koncert, një fans nga Amerika i kishte thënë se ishte gati të linte gruan që të martohej me të.