Të fiksuar pas “Game of Thrones”, prindërit emërtojnë fëmijët sipas personazheve
Prindërit kanë filluar t’i emërtojnë vajzat sipas karaktereve të serialit, përfshirë Daenerys, Arya dhe Khaleesi.
Personazhet e serialit “Game of Thrones” nuk vdesin kurrë, andaj prindërit po i quajnë fëmijët sipas personazheve, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Brezi i ri i Daenerys, Khalessi dhe Arya emërohen si personazhet që jetojnë përgjithmonë.
Po shfaqet sezona e fundit e “Game of Thrones”, ndërsa shifrat zbulojnë ndikimin që seriali ka pasur, pasi qidra fëmijëve ua kanë dhënë emrat frymëzuar nga “GOT”.
Në Angli, një emër mjaft i popullarizuar është Arya, shifrat e fundit tregojnë se 402 vajza u pagëzuan Arya, aktruar nga Maisie Williams në vitin 2017.
Një prej prindërve tha “Shokët e mi mendonin se unë isha çmendur, pasi e emërtova fëmijën sipas një karakteri të fantazuar”.
Khalesi, është një prej emrave popullariteti i të cilit është rritur. /Lajmi.net/
albshowbizzz.com