Të pandashëm! Olsi Bylyku dhe e dashura e tij më të dashuruar se kurrë, por ky veprim i tij me siguri s’u ka pëlqyer fansave! [FOTO]
Pak javë më parë aktori Olsi Bylyku u fotografua me të dashurën të cilën ai kishte kohë që e kishte mbajtur të fshehtë, pasi sipas tij ai nuk donte ta shfaqte në publik meqë nuk është e njohur. Para pak ditësh aktori festoi ditëlindjen, ku familja dhe miqtë e tij i kishin organizuar atij një festë surprizë në një nga lokalet e Tiranës. Padyshim që pjesë e këtij organizimi ishte dhe e dashura e tij, ku më pas dhe vetë aktori ka publikuar fotografi me të për ta falenderuar.
“Faleminderit njeriu im i zemres per kete surprize te paharruar!”, shkroi Olsi teksa ka pozuar pranë të dashurës e cila u shfaq e veshur me kostum të bardhë, e rregulluar deri në detaj, ajo u duk e mrekullueshme.
Tani siç shihet nga postimet në rrjetet sociale, Olsi dhe e dashuria e tij nuk fshihen më, por emri i saj vazhdon të mbetet “mister” për fansat.
Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, kryesisht Instagram, aktori i humorit na ka treguar se e ka kaluar fundjavën në Korçë në shoqërinë e miqve të tij, Bes Kallakun, Xhensila Myrtezajn si dhe këngëtarëve të labelit Threedots, Bruno dhe Klajdi Haruni. Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe e dashura e tij e cila i qëndronte në krah, por kur Olsi publikoi video, i etiketoi të pranishmit që këndonin, por të dashurën e tij jo.
Me siguri fansat duan të dinë më shumë detaje, por Olsi ka zgjedhur të jetë më i rezervuar rreth romancës së tij.
albshowbizzz.com