Thaçi me gruan në dasmë, Lumja ‘çmend’ dasmorët me këtë fustan e frizur
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, para disa ditëve u përcjell me interes të madh gjatë tërë kohës, kjo sepse ai martoi djalin e vëllaut.
Ishin mediat dhe publiku ata të cilët përcjellnin çdo detaj që ndodhte në këtë dasëm duke parë momente që bëheshin në atë festë.
Me këtë rast përveç që e pamë kreun e vendit duke shkëlqyer, u zbuluan edhe shumë fytyra të familjes së tij e që kishte një rreth mjaft të gjerë.
Audienca sikur me vite ti ketë pritur këto çaste dhe më në fund iu plotësua dëshira që ti shohin edhe familjarët e tjerë të Hashimit, sikur që ishin prindërit e tij, bashkëshortja Lulja si dhe djali i tij Endriti, shkruan Kosovarja.
Por, ata më kryesorët që u bënë kuriozë për ti parë ishin nusja dhe dhëndri, të cilat dukeshin porsi dy yje duke shndritur.
Që u pëlqyen jashtëzakonisht shumë kjo u vërejt edhe nga komentet e reagimet e shumë njerëzve, por dikush që e pëlqeu me të gjitha të mirat që kishte nusja dukej dukshëm se ishte Hashimi.
Sikur dëshironte të thotë përmes imazheve që shpreson të bëhet edhe ky vjehërr i një nuseje të tillë, apo na kanë gënjyer sytë.
Shikojeni edhe ju dhe vlerësojeni vet.