Tradhti në shoqëri! Shoqja e ngushtë flirton me ish-burrin e Kim Kardashian

  

Nuk është gjithmonë qejf që të ngacmosh ish-in e shoqes së ngushtë. Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, Kris Humpries dhe shoqja e saj e ngushtë Larsa Pippen po përfliten se kanë nisur një histori dashurie.

Një burim pranë “Us Weekly” tha se yjet u panë duke dalë nga zona VIP në “Coachella” me një grup njerëzish, ndërkohë që po flisnin me njëri-tjetrin.

Gjatë festivalit u vu re se Kris i kishte sytë vetëm tek celulari. Nuk dihet ende nëse ka nisur dicka mes tyre dhe si do ta përjetojë Kim këtë “tradhti” që po përflitet në faqet rozë. Martesa e Kim dhe Kris zgjati vetëm 72 ditë, pasi të dy e kuptuan se nuk ishin për njëri-tjetrin.