Trokit/ U përfol online, Marjana Kondi e thotë më në fund! Ja sa u pagua në ‘2 gisht mjaltë’ [VIDEO]
Ka fluturuar koha sot më aktorin Marjana Kondi, e ftuar në programin ‘Trokit’ në IN Tv me moderator Ermal Peçi. Të mësuar me rolet e saj komike, Marjana ndau eksperiencën e saj dramatike në ‘Ditari i Anna Frank’. Ermali që në nisje tregoi se nuk e kishte menduar kurrë Marjanën në një rol aq emotiv teksa aktorja shtoi se drama qëndron gjithmonë brenda saj. Duket se Marjana po shijon momentet e saj artistike, nga teatri tek filmi. Gjatë bisedës mësuam raportet e saj me Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin në filmin ‘2 gisht mjaltë’. Pagesa e saj nisur nga një batutë në programin e Mamaqit u përfol gjatë teksa ‘më në fund’ na zbulon të vërtetën e madhe:
Ishte shaka ajo. Pagesa ime? Unë morra 10 Euro, jam shumë e kënaqur. Ishte vetëm 10 euro (qesh) – tha Marjana.
Duke vijuar shakanë e saj Ermali I tha se me tvsh ajo merrka akoma më pak, ndërsa e pyeti për pjesmarrjen në filmin e dytë:
‘Po, do ta bëja filmin e dytë. Do ta bëja vetëm më 1 Euro, si ajo, Shqipëria 1 euro’.
Aktorja ka diçka që s’ka pëlyqer nga interpretimi i saj. Zbuloni më shumë nga prapaskenat e filmit dhe rrëfime nga karriera në videon e mëposhtme. A e keni menduar se si mund të intepretonte ajo NOIZY, LEDRIN dhe ERA ISTREFIN?
albshowbizzz.com