Tuna kalon kohë me Tiani, djali i saj e bën rrëmujë shtëpinë
Përveç që është një këngëtare e madhe, ajo është edhe një nënë e përkushtuar.
Tuna ka vetëm pak kohë që ka publikuar albumin e saj të fundit, “Fortuna” dhe këngët e saj janë kthyer në hite tashmë.
Në një video të fundit këngëtarja shfaqet duke kënduar në shtëpi këngën “Krej mu kanë përzi”, ndërsa filmon me telefon djalin e saj duke luajtur e lodra. Ai duket komplet nga dukja si Tuna.
Tian duket se e di përmendësh këngën e mamit, dhe gjatë gjithë kohës shihet teksa e këndon.
Më pas kur Tuna ndaloi së kënduari, refrenin e vijoi Tian me një “Na, na, na” të ndrojtur!