U bë e famshme me video seksuale, Kim Kardashian zbulon si vodhi në adoleshencë

  

Kim Kardashian u bë e famshme nëpërmjet një video seksuale të publikuar nga ish-i dashuri, gjë që i solli famë dhe miliona. Cdo gjë u bë e thjeshtë për të dhe familjen e saj, pasi të ardhurat shtoheshin, sidomos nga seriali i famshëm “KUWTK”.

Por në adoleshencë, Kim guxoi të vidhte me motrën e saj Khloe. Në një intervistë, Kim rrëfeu se si vodhi një palë syze të firmës Dior në një dyqan.

“Ne ishim në Hawaii dhe aty ishte një dyqan i Christian Dior, ku nuk punonte askush. Sikur ishte në shkretëtirë, thjesht një dyqan bosh. Khloe i dëshironte vërtetë syzet, prandaj i mori dhe ne dolëm jashtë”, tha Kim për “Bustle”.

Pavarësisht se thyen ligjin, Kim nuk mund të mohojë së syzet ishin fantastike sa i mban akoma në ditët e sotme.

“Ato syze ishin gjithcka. Ende i kam sot e kësaj dite dhe ishte shumë qejf”, përfundoi Kim.