U kap duke udhëtuar me armë në makinë, reperi mund të dënohet me 12 vite burg
Posedimi i armës së zjarrit nga reperi Offset në Gjeorgji mund të rezultojë dënim me burg deri në 12 vite për anëtarin e Migos.
Reperi po përballet ende me pasojat e ndalimit që ndodhi në vitin 2018 ku u kap me armë pa leje. Ai ishte duke drejtuar makinën e tij në Atlanta kur u ndal nga policia për shkak të xhamave të errët.
“Duke u ndalur në akuzën për posedim të një arme armë zjarri, skenari më i thjeshtë është se, nëse Offset pranon posedimin e armës mund të përballet me një dënim prej dhjetë vjetësh në burg. Gjykatësi mund të vendosë edhe një gjobë deri në 100,000 dollarë,” tha avokati i mbrojtjes penale, Alan J. Levine, për HollyëoodLife.
Offset ishte dënuar më parë për shtënie me armë dhe posedim të marijuanës.