U martua në fshehtësi, këngëtarja shqiptare zbulon arsyen përse! [FOTO]

 

Bëhet fjalë për këngëtaren Rona Nishliu, ku disa muaj më parë i dha fund beqarisë dhe u martua në një ceremoni private. Gjithçka ishte e fshehtë deri në momentin kur ajo publikoi një foto në llogaritë e saj sociale.
E ftuar në emisionin “NIN”, Rona ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse nuk e bëri publike ditën e dasmës së saj.
“Nuk kam mundur të marr një altoparlant dhe të dal në shesh e të tregoj se po martohem. Asgjë se kam bërë në mënyrë të fshehtë, kam bërë martesën dhe të gjithë kanë qenë të ftuar. Nuk jemi tipa që dalim dhe ekspozohemi”, tha ajo.
Më pas ajo ka treguar se po të ishte për atë nuk do të bënte kurrë një dasëm. “Edhe ceremoninë e kam bërë për prindërit sepse për vete se kisha bërë”.

nora.jpg

 

albshowbizzz.com