Udhëtimi i parë në Greqi tmerron këngëtarët shqiptarë, i thyejnë makinën dhe i vjedhin gjëra me vlerë

  

Vizita e këngëtarëve Alban dhe Beatrix Ramosaj në Greqi ka rezultuar ndër udhëtimet më të këqija që kanë përjetuar.

Artistët ishin në Selanik kur i ndodhi e papritura. Ata kanë zbuluar me anë të postimeve në rrjete sociale se disa persona i kanë thyer xhamin e makinës duke i marrë gjëra me vlerë, përfshirë pasaportat.

 “Hera e parë në Greqi dhe na thyen makinën dhe vodhën pasaportat tona, dokumentat e makinës dhe disa gjëra të tjera. Kemi lajmëruar policinë dhe askush nuk është shfaqur ende. Çfarë duhet të bëjmë? Është çmenduri”, shkruajti Beatrixi në Instastory.

Nuk mungoi reagimi i Albanit, i cili shkruajti: “Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Na vodhën pasaportat e disa dokumenta të tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që “është rrugës”. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta keni bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje!”. Të dy i shoqëruan shkrimet me imazhet e makinës.