Ukrainasja vë në siklet Young Zerkën: A do e lësh Ronelën për mua

 
 Ronela Hajati dhe Young Zerka prej kohësh komentohen për një lidhje të mundshme, por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar. 

  

 

 

Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë bashkëpunuar edhe në projekte muzikore, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Javë më parë, Ronela ishte e ftuar në një intervistë për “Mirage”, ku tregoi se çfarë raporti ka me Zerkën.

Pas kësaj, Zerka ishte i ftuar dje në emisionin “Why Not”, ku u ‘ngacmua’ nga një ukrainase lidhur me këngëtaren.

Ajo kishte realizuar një video duke vallëzuar nën ritmet e këngës së Zerkës “Like Rihanna”, ndërsa përmes një videomesazhi e pyet se a do ta lë Ronelën për të.

“Nuk kam ndonjë gjë, por po. Për Anastasian, më bëri dhe me sy. Do ta mendoj”, ishte përgjigja e Zerkës.

Kur Ronela u pyet për Zerkën në “Mirage” tha “Jemi kolegë të mirë dhe Zerka është djalë shumë i mirë. Ka një karakter që nuk e gjen shumë shpesh”.

Për të parë intervistën e plotë të Ronela Hajatit, klikoni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com