Upss! Alketa kërkoi ndihmë për ‘taramelen’, Olti Curri i kthehet kundër: ‘Fusni më pak në xhep, e shndërruat në lypës…’ [FOTO]

 

Moderatorja Alketa Vejsiu së fundmi ka qenë për vizitë tek familja e Xhejsonit i njohur nga të gjithë si ‘taramelja’.

Alketa publikoi pamje të shtëpisë ku familja Bafti jeton, e nga videot shihet se kjo familje jeton në kushte të vështira, madje i vogli Xheison tregon se gjyshja është rrëzuar.

Nisur nga kjo gjendje, moderatorja i ka bërë thirrje të gjithëve për të ndihmuar Xheisonin.

Mirëpo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer blogerit Olti Curri, i cili mendon se figura e Xheisonit po shfrytëzohet nga produksioni dhe madje po e shndërron atë në lypës.

‘Në fakt Xheisoni është pika më e fortë dhe e vetme e këtij sezoni tek ‘Në kurthin e Piter Pan’. Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe jo ta shndërrojë në ‘lypës’. Xheisoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë, spektakli do ishte një funeral me sigla hapje dhe mbyllje, asgjë më shumë’, shkruan Curri në ‘InstaStory’.

p.png

 

albshowbizzz.com