Upss! Rita Ora na fal, por si duket Dhurata Dora dhe Soolking bëjnë diferencë të madhe në SHIFRA edhe pse e publikuan më vonë klipin! [FOTO]

 

Kanë kaluar vetëm 24 orë nga momenti i publikimit në youtube por kënga e re e Dhurata Dorës në bashkëpunim me këngëtarin algjerian Soolking, po korr një sukses të jashtëzakonshëm.

Kënga me titullin ‘Zemër’ ka marrë 3.5 mln shikime në youtube në një kohë shumë të shkurtër, ndërkohë po të premten u publikua edhe klipi i këngës “Carry On” nga Rita Ora në bashkëpunim me Kygo, i cili ka vetëm 1.5 milion klikime.

Të dyja këngët janë pëlqyer shumë nga publiku, por duhet të themi se Ritës i ka munguar pak përkrahja nga Kosova, pasi klipi nuk mund të shihet dot nga ky shtet. Epo ne shpresojmë që Rita të marrë masa dhe ta rregullojë këtë gjë pasi kjo ka ndodhur jo vetëm këtë herë dhe jo vetëm me Ritën, por edhe me klipet e të shqiptarëve me famë ndërkombëtare si Gashi, Dua Lipa etj./intv.al/

dhur.jpg

 

albshowbizzz.com