Vajza 5-vjeçare e Kim Kardashian pëlqen stilin e mamit! “I vjedh” takat për të shkuar në festë
Vajza e madhe e Kim Kardashian po përpiqet të ndjekë hapat e së ëmës. North vendosi që të shfaqet në ditëlindjen e kushërirës së saj, True Thompson me takat e larta të mamit.
Kim publikoi një video në Instagram ku tregonte 5-vjecaren duke ecur në taka si një zonjushë e vogël.
Zgjedhja ishte pa lejen e 38-vjecares, e cila dëgjohet duke i bërtitur për të veshur dicka më të rehatshme.
Ndërkohë, North vijonte të pozonte si një modele pa u shqetësuar për fjalët e Kim. Ato kishin shkuar për të festuar ditëlindjen e parë të True, vajza e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson.