Vajzat i kushtuan këngë, por ky reagim i nënës së Motrave Mustafa i habiti të gjithë

Para pak ditësh, Motrat Mustafa publikuan këngën dedikuar nënës së tyre.

Ato kishin një kohë të gjatë që e paralajmëronin këtë këngë dhe e veçantë e të cilës ishte prania e të gjitha motrave dhe nënës së tyre në videoklip, shkruan ORAinfo.

Të gjitha motrat bashkë iu prekin me vargjet kushtuar nënës së tyre.

Por, pjesa e cila e karakterizon këtë këngë, është pjesa kur nëna e tyre këndon një ninullë.

Sahidja tha se kjo pjesë u bë me insistimin e vajzave, edhe pse nëna tani është në moshë, për hatër të vajzave kishte pranuar të këndonte këtë pjesë.

Ndryshe, kënga po del të jetë shumë e pëlqyer nga publiku, pasi për pak ditë ka arritur të grumbulloi mbi 1 milion klimime./ORAinfo/