Valbona Selimllari një mami e rreptë

  

Valbona Selimllari ishte e ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen e së martës në RTV Ora. Për gazetaren Sonila Meço ajo ka treguar se është një mami e rreptë.

“Fëmijëve të mi u them. Preferoj të më shani, të mos më doni por dua që nesër të më falenderoni. Por jam mami e sinqertë. Nuk ka ndodhur kurrë prej 14 vitesh që unë të mos kem mbajtur fjalën që kam dhënë”

Ajo është nënë e tre fëmijëve. Valbona Selimllari ka nisur emisionin e saj në ‘RTV Ora’ me titull “Ma jep dorën” ku në qendër të vëmendjes janë familje të varfra të komunitetit rom.

Shikoni videon e emisionit te plote