Vesa Luma përmallohet për Big Bastën, shikojeni çfarë foto e ka publikuar
Vesa Luma duket se është përmalluar për bashkëshortin e saj.
Këngëtarja Vesa Luma ka një kohë që po jeton larg nga burri i saj, Big Basta, shkruan lajmi.net.
Për arsyen se përse po rrinë larg njëri-tjetrit ajo ka folur gjatë një interviste të fundit të dhënë për “Në kurthin e Piter Pan”.
“E përjetuam ndarjen shumë, por ai do vijë shumë shpejt, e nuk do jetë më i mërzitur. Unë dhe Big Basta duhemi shumë. Kemi disa projekte që do të jenë koncerte recitale në Shqipëri e Kosovë dhe këngë të reja. Më pas do të jetë një album përfundimtar, e pastaj do të kthehem rehat në Zelandë”, u shpreh këngëtarja.
Ndërsa se e ka marrë malli lë të kuptohet vetë ajo nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram në të cilin shihen Big Basta me djalin. Vesa duket se është rikthyer në kohë pasi në njërën prej fotografive ka treguar se imazhi është realizuar para dy vitesh./Lajmi.net/
albshowbizzz.com