VIDEO/Bob Dylan i ulëret fansave që e fotografonin: Do luajmë muzikë apo do pozojmë?”

  

Shumë artistë dhe muzikantë nuk preferojnë të xhirohen apo fotografohen nga publiku gjatë spektakleve të tyre dhe  nuk duan që publiku të shpërqendrohet nga performanca.

Mes këtyre muzikanteve është edhe kantautori amerikan Bob Dylan, i cili, gjatë koncertit të mbajtur në Vienë, më 16 prill, u ka ulëritur disa fansave, aspak i kënaqur për faktin se ata poi  bënin fotografi.

Ai pati një “përplasje” me publikun e pranishëm në shfaqje.

Pasi rrezikoi të rrëzohej nga skena, u afrua tek mikrofoni dhe me një ton të ashpër, intimidoi fansat duke i thënë të ndalonin së bëri foto.

Edhe pak minuta para se të rrëzohej, i kushte thënë publikut se, nëse do vazhdonin të bënin foto, koncerti do ndërpritej.

Këto janë fjalët e kantautorit: “Po jua rithem: të bësh apo të mos bësh foto? Mund të luajmë muzikë, apo të pozojmë tani, qartë?”

Mes publikut ka ndonjë moment sikleti, por më pas vijnë duartrokitje dhe disa nga publiku nisin të thërrasin: Luani, Luani!

Kështu, Dylan, u rehatua dhe ka rinisur spektaklin e tij bashkë me bandën. U ul në piano dhe, dukshëm nervoz, nisi të luajë këngën “It Takes a Lot to Laugh, It Takes a Train to Cry”.

Fatmirësisht, si për të dhe për publikun, nuk pati episode të tjera tensioni që mund të ndërprisnin koncertin sërish.

Aktualisht, Dylan është në turne në Austri dhe më pas do vazhdojë të luajë në pjesët e tjera të Kontinentit të Vjetër.

  
  
  

  
  

 #BobDylan doesn’t address the audience at all at his gigs these days. But last night in Vienna he had to make an exception to admonish fans taking photos: “We can either play or we can pose, okay?” This was right after he tripped over a monitor and almost took a nasty fall. Rough night. 

A post shared by   Stereogum  (@stereogum) on