Vincent Cassel dhe supermodelja bëhen prindër, vjen në jetë Amazonie

  

Vincent Cassel dhe bashkëshortja e tij modele, Tina Kunakey kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Aktori francez njoftoi lindjen e vajzës Amazonie në një postim në Instagram.

Foshnja është fëmija i tretë i 52-vjeçarit. Ndërsa supermodelja 22-vjeçare është bërë nënë për herë të parë.

Vincent publikoi një foto në Instagram dhe shkroi: “Amazonie ka lindur”.

Aktori dhe bashkëshortja e tij 30 vite më e vogël u martuan gusht të vitit të kaluar dhe në janar njoftuan shtatzëninë.