William dhe Kate festojnë 8-vjetorin e martesës mes thashethemeve për tradhti

  

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë mbuluar nga thashethemet për tradhti të Princ William, ndërsa çifti feston sot 8-vjetorin e martesës.

Pallati Kensington falënderoi fansat e tyre për urimet të hënën, duke publikuar një foto të William dhe Kate në ditën e dasmës.

“8 vite sot. Faleminderit për mesazhet tuaja të përzemërta për Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit për përvjetorin e martesës,”-thuhet në deklaratë.

Princi William, 36 vjeç, dhe Kate, 37 vjeç, u martuan më 29 prill 2011 në Westminster Abbey. Ata kanë dy fëmijë Princin George, 5 vjeç, Princeshën Charlotte, 3 vjeç dhe Princi Louis, 1 vjeç.

 Por skandali ka përfshirë familjen mbretërore në Britani . Mediat rozë raportojnë se Princ William tradhtoi bashkëshorten e tij Kate Middleton.

Thashethemet në shoqërinë e lartë britanike për një marrëdhënie të jashtëligjshme të Princit me fqinjën e tij, Rose Hanbury, Markezën e Cholmondeley, qarkullojnë prej gati një viti.

Mendohet se tradhtia ka ndodhur gjatë kohës që Kate ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë, Princin Louis.