Ylli i ‘Bodyguard’ ankohet: Për të marrë role na duhet të shkojmë në palestër

  

Richard Madden, ylli i filmit ‘Bodyguard’ (në shqip: Truproja) ka folur hapur kundër kërkesave ‘jorealiste’ që ai dhe aktorët e tjerë përballen në lidhje me peshën dhe imazhin e trupit.

Ai u shpreh për British Vogue se: “Kam pasur role të ndryshme ku më është kërkuar të humbas peshë dhe të shkoj në palestër”.

“Nuk u ndodh vetëm femrave, por edhe meshkujve gjithashtu ”- shtoi ai.  

Aktori Madden, rolet e të cilit përfshijnë Robb Stark në filmin ‘Game of thrones’ (në shqip: Loja e fronave) si dhe princi në filmin ‘Cinderella’ (në shqip: Hirushja) shtoi se ndonjëherë i janë dhënë kostume  kaq të ngushta sa e ka pasur të vështirë frymëmarrjen.  

Muajin e kaluar, edhe aktori australian Chris Hemsworth u shpreh se të jesh në formë për filmat po kthehet në një gjë të mërzitshme.