Zbulohet kujt ia dedikoi këngën e dhimbshme e Fjolla Morina
Fjolla flet për këngën e re.
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina dje ka publikuar projektin e ri muzikor “Si ta pranoj” në bashkëpunim me këngëtarin Valon Bytyqi.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Fjolla ka treguar se për çka këndon në projektin e ri.
“Tek kjo këngë i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lëkurë tënde kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhëmbin për tërë jetën dhe zemra kurrë nuk ka për tu shëruar. Në këtë dhomë i kam kënduar dashurisë së vërtet sepse vetëm ajo është e pavdekeshme. Shumë gjëra në jetë janë te pamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejnë dikë që është larguar nga kjo jetë, por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam. Ruaji njerzit e dashur siç ruani pikturat e vendoseni ata në dritën më të mirë. #sitapranoj”, ka shkruar Fjolla.
Kënga e re nga Fjolla dhe Valoni “Si ta pranoj” po pritet mjaft mirë nga fansat e tyre.