Zemërohet keq me Meghan Markle, Mbretëreshë Elisabeth merr masa ndaj saj! Ja se çfarë i ka ndaluar Dukeshës rreptësisht
Mbretëresha Elisabeth ka ndaluar Meghan Markle të vendosë disa nga bizhuteritë më të çmuara nga koleksioni i saj mbretëror. Disa prej aksesorëve më të çmuar mbretërorë, që jepen vetëm me lejen e pallatit, nuk do të vendosen nga Meghan Markle pasi mbretëresha ia ka ndaluar rreptësisht.
Vendimi u mor, pasi sipas burimeve pranë familjes mbretërore, sjellja kërkuese e Meghanit përpara dhe pas martesës së saj me Princin Harry vitin e kaluar, e ka zemëruar atë.
Kujtojmë se para dasmës së çiftit, në media qarkulloi lajmi se Meghan kishte keqtrajtuar personat që merreshin me organizimin e dasmës, madje mësohet se iu ka thënë: “Çfarëdo që kërkon Meghan, Meghan e merr”.
Thuhet se Pallati Buckingham po zbaton rregulla të reja rigoroze ndaj Meghanit, në përpjekje për të ruajtur rendin, hierarkinë dhe përparësitë brenda familjes mbretërore. Lidhur me këtë situatë burimi raporton se, Princi Harry ndihet shumë i mërzitur, ndërsa Meghan duket se nuk ka ndërmend të përulet.
Vetëm pak ditë më parë Meghan hapi një profil për të dhe Harryn në Instagram, duke u veçuar nga adresa e përbashkët e familjes mbretërore, si dhe duke thyer protokollin.
albshowbizzz.com