Zerka e thotë troç, pas Cardi B vjen Ronela Hajati

  

 Këngët që sjell Young Zerka janë plot ritëm dhe i bëjnë të gjithë të kërcejnë. Hiti i fundit “Ting Ting” ka bërë shumë vajza që të krijojnë koreografi, ku nuk mungojnë lëvizjet tëerk.

Për këtë arsye, në intervistën për “Why Not” në RTV Ora, ai duhet të jepte komentin e tij për disa vajza që bënin tëerk nën ritmet e muzikës së tij. Pikët më të larta ia dha reperes Cardi B, e cila para se të bëhej e famshme punonte striptiste.

“Këto gocat janë profi, tubi nuk është asgjë. 10 pikë. Është Cardi me shoqet”, tha Zerka. Pas kësaj u shfaq këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, e cila përflitet prej kohësh se është në lidhje dashurie me Young Zerkën.

Ronelës i dha 3 pikë duke shpjeguar se lëvizjet e saj ishin të mira.