Zerka jep shifrën e çmendur, klipi i “Ting Ting” ka brenda 1 milionë euro

  

Young Zerka ka sjellë një projekt tepër ritmik për publikun të titulluar “Ting Ting”, i cili është pëlqyer shumë nga publiku. Klipi muzikor është i mbushur me femra seksi dhe makina luksoze, vlera e të cilave është e lartë.

Në intervistën për “Why Not” në RTV Ora, këngëtari shpjegoi se të gjithë gjërat brenda klipit mund të arrijnë shifrën e cmendur të 1 milionë eurove.

Young Zerka: Ting Ting është xhiruar në Zyrih, Zvicër. E mira ishte se po ta shohësh klipin, nga motorrat e gjërat, aty brenda mund të jenë mbi 1 milionë euro.

Ndërsa për projektin “Lule Bore”, shpjegoi se e xhiroi brenda ditës falë një gjermani që arriti të organizonte cdo gjë sic duhek.

Young Zerka: Lule Bore është xhiruar në Gjermani në Sttutgart. Aty më ka pëlqyer se ka qenë një lloj ekipi shumë i organizuar. Unë mendoja se ishte ekip, por ekipi ishte vetëm një person. Cdo gjë ishte e organizuar. Jashtë mund të ishte -13 gradë, ndërsa brenda ishte cdo gjë e organizuar, nuk kishe nevojë të shkoje jashtë apo të lodhet ta bëjë skenën nga fillimi. E gjitha është xhiruar brenda ditës.