Zjarri shpërthen në pyllin e Winnie the Pooh

  

Zjarri ka djegur brenda natës pyjet e paraqitura në tregimet e Winnie the Pooh të AA Milne. Zjarri në Ashdown Forest nisi të dielën rreth orës 21:30.

Flakët dogjën një sipërfaqe prej 20 hektarësh në zonën e Kingstanding.

Gjashtë zjarrfikëse ishin në vendin e ngjarjes. Andrew Gausden, nga shërbimet zjarrfikëse, thanë se flakët shkatërruan luginën pranë Duddleswell.

“Është i pazakontë një zjarr i përmasave të tilla gjatë natës,”-tha ai. “Toka ishte shumë e thatë pavarësisht reshjeve të fundit të shiut dhe zjarri u përhap shumë shpejt.”

Zjarri mendohet se nuk ishte i qëllimshëm. AA Milne krijoi librat e Winnie the Pooh në vitet 1920 ndërsa jetonte në zonë, pranë Hartfield.

Pyjet ishin frymëzim për Hundred Acre Wood, shtëpia e Pooh dhe miqve të tij.