Aksidentohet këngëtarja e njohur shqiptare, kjo është gjendja shëndetësore e saj

Është aksidentuar këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha mbrëmë ka pësuar një aksident në komunikacion.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bebe përmes një postimi në Instagram ku ka treguar se ajo ka pësuar një aksident me veturë.

Ajo i njoftoi fansat se nuk ka pësuar ndonjë lëndim, vetëm se ky aksident ia kujtoi se jeta është e bukur.

“Kisha një aksident me veturë sot. Të gjithë janë mirë. Vetëm më bëri të kujtoj sa e vlefshme është jeta”, ka shkruar këngëtarja.