Janë këngëtarë të njohur- a mund ta dini cilët janë ata?

A e keni idenë se cilët këngëtarë të njohur janë në këtë fotografi?

Fillimisht babai e më pas i biri u bënë të njohur për skenën tonë, për vite të tëra ata kanë arritur një numër të madh fansash, kjo falë dashurisë së madhe që e kanë ndaj muzikës. Bëhet fjalë për dy emrat e njohur të skenës, Nystret dhe Albatrit Muçiqin, të cilët numërojnë një numër të madh të projekteve të tyre, por, që ende nuk e sollën një së bashku.

Por, a e mbani mend se si dukej Nystreti vite më parë kurse, Albatriti fëmijë?

Më poshtë ju sjellim një fotografi të realizuara vite më parë ku shihem babë e birë të veshur me veshje kombëtare.

Por, në familjen Muçiqi me muzikë përveç tyre merret edhe gruaja e Nystretit, nëna e Albatritit, Merita Spahiu Muçiqi, e cila edhe pse nuk është shumë aktive me projekte ajo vazhdon të mbetet shumë e dashur për publikun.

Kujtojmë se dje, Nystreti festoi ditëlindjen e tij të 55-të, i cili me këtë rast pranoi urime të shumta nga familja edhe shoqëria e tij. /rtv21