Sinan Vllasaliu për Vasfijen: I përkulem forcës dhe dashurisë tënde për atdheun 

 
 Sinan Vllasaliu ka thënë se i përkulet forcës dhe dashurisë së Vasfije Krasniqit për atdheun. 

  

 

 

Rasti i Vasfije Krasniqit i ka prekur të gjithë, mirëpo forca e saj u ka dhënë shpresë, shkruan lajmi.net.

Vasfije Krasniqi – Goodman dje ka folur edhe njëherë për rastin e dhunimit të saj gjatë luftës së fundit në Kosovë, kësaj radhe para kongresit amerikan.

Më pas kanë qenë të shumta reagimet pozitive të njerëzve të cilët e kanë përgëzuar për guximin dhe dashurinë ndaj atdheut.

Ndër ta edhe këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu, i cili këtë e bëri nëpërmjet një postimi në Instagram.

“I përkulem foces dhe dashuris tane për Atedheun. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde, Vasfije Krasniqi Goodman.”, ka shkruar Sinan Vllasaliu pranë postimit./Lajmi.net/

   
 
  
 
  
  
 
 
  
  
 
  View this post on Instagram 
 
  
 
 
  
  
  
 
 
  
  
 
 
  
  
  
 
 

 

 I përkulem foces dhe dashuris tane për Atedheun. God bless you and your family. Vasfije Krasniqi Goodman. 

A post shared by   Sinan Vllasaliu  (@sinanvllasaliu) on

 

 

albshowbizzz.com