Ҫfarë po ndodh? Pas Norës e Robertit, edhe Tuna e Patrisi i japin fund martesës?
A thua edhe Tuna e Patrisi po i japin fund martesës!?
Janë bërë disa ditë që kur është përhapur lajmi për ndarjen e Robertit dhe të Norës.
Ky lajm ka nxitur të gjithë të reagojnë e sidomos thumbimet dhe fjalët kundrejt ish çiftit nuk janë ndalur asnjëherë, shkruan kosovarja.
Përderisa të gjithë kanë reaguar dhe kanë ngritur zërin e tyre lidhur me këtë punë, Tuna për kunatën e saj që u nda nuk ka pasur ndonjë reagim konkret, dhe nuk ka thënë asnjë fjalë deri më tani.
Ajo përkundrazi po shijon jetën e saj në njërin nga ishujt më të frekuentuar, dhe nga atje nuk po ndalet së sjelluri fotografi të saj.
Nga të gjitha publikimet që ka bërë deri më sot nuk ka pasur ndonjë reagim nga fansat.
E këtë herë ishte vetë Tuna që i nxiti ata për të ia thënë disa fjalë pasi ishte e para që u fut në këtë lojë me thënien e saj “2019’ta, robi shkon n’pushim edhe vet”.
Kurse, si e pritën fansat e saj këtë shkrim e çfarë i thanë asaj iu pasqyrojnë imazhet në vijim.
Por, me siguri as këtë herë asaj nuk do i bëhet vonë për këto fjalë, pasi gëzon një jetë mjaft të lumtur bashkëshortore, me harmoni e rehati.