Edhe Tuna ndahet nga Patrisi? Kjo është e vërteta

Nora Istrefi dhe Robert Berisha tashmë kanë
konfirmuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Gjatë ditës së sotme u raportua se edhe
këngëtarja tjetër, Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, i ka dhënë fund kurorëzimit
me bashkëshortin, Patris Berishën.

E gjithë kjo pasi që bukuroshja ka shkuar vetë
në pushimet verore si dhe pa bashkëshortin e djalin e tyre, Tianin.

Ajo shoqërohej nga një mikeshë dhe fakti që
Patrisi nuk ndodhej me të, i bëri ndjekësit të mendojnë se ata po kalojnë
probleme në martesën e tyre.

“2019-ta, shkon robi në pushim edhe vetë”, ka shkruar biondina në llogarinë personale në Instagram duke hedhur poshtë spekulimet e mediave. Ndryshe, Tuna së shpejti do të publikojë këngë të reja pas sjelljes të disa këngëve muaj më parë.