Flet për herë të parë Aida, nëna e vajzës jashtëmartesore të Robertit, tregon gjithҫka
Aida është nëna e vajzës 9-vjeçare që ka këngëtari i njohur Robert Berisha.
Aida jeton në Londër. Ajo tash e sa kohë po jeton në Britani, ku po e rrit vajzën e saj Aaronën, e cila tashmë është nëntë vjeçare.
Siç edhe është kuptuar tashmë, Aarona është vajza që Robert Berisha ka jashtë martese, e cila madje edhe mbanë mbiemrin e tij si dhe të nënës së saj.
Në certifikatën e saj, Aarona ka dy emra dhe dy mbiemra, Aaron Roberta Ademi Berisha, gjë që është e çuditshme për shqiptarët, por që për vogëlushen e pafajshme është vendosur kështu.
Aida pranon se vajza ishte një pakujdesi që i ka ndodhur kur ishte e re, ajo asesi nuk ka dashur ta abortojë. “Pse ta mbys një shpirt kur mund ta sjell në jetë. Unë jetoj për vete dhe nuk jetoj për të tjerët, nuk më intereson se çfarë thuhet, secili e jeton jetën e vetë si duan”, thotë ajo.
Pyetjes se a po i përkrahë Roberti financiarisht, siç edhe i takon, ajo i përgjigjet shkurtë se ato jetojnë në Londër, nuk shkojnë shpesh në Kosovë dhe atje jetojnë shumë mirë e nuk kanë pasur asnjëherë nevojë për ndihmë”.
Ndërsa për atë se a shkon Roberti ta vizitojë vajzën, Aida thotë: “Nuk është se ka ardhur ndonjëherë ta vizitojë direkt për vajzën, por sa herë që ka qenë në Londër për muzikë, e ka vizituar, por tani më nuk vjen”.
Ajo tregon se Aaronës nuk i duhet asgjë por dashurisë së babait, pasi ajo ia plotëson të gjitha nevoja vajzës por një baba nuk mundet t’i ofrojë, e ajo e do shumë Robertin, e merr malli dhe kënaqet vetëm nëse e takon.
Aida nuk e di sigurt se a po ndikon Nora në ndalesën e vizitave të Robertit dhe as nuk ka dëshirë të shkaktojë probleme mes tyre, por nëse kjo është e vërtetë, do që edhe ajo ta kuptojë se vajza vetëm ka dëshirë ta sheh babin e saj ndonjëherë, pasi që e merr malli.