“Operacione, lopë…”/ Ronela Hajati reagon ndaj komentet fyese: Mund ti kesh lotët në…

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka ndarë së fundmi një prej mesazheve më të forta dhe më të ndjera të saj. Ajo ka treguar anën tjetër të asaj që publiku rrallë e sheh.

Në një postim në “Instastory”, artistja rrëfen se shpesh heziton të flasë, sepse sa herë ka shkruar ose ka shfryrë dufin, gjithçka është hasur në “veshë të shurdhët”.

Ronela tregon se ndjehet e bllokuar në të njëjtin cikël të vështirë, i cili rëndohet çdo ditë me dhjetëra përgjegjësi të reja, nga puna, fakti që muzika është pasioni i saj i madh, e deri tek presioni i komenteve toksike që e shoqërojnë vazhdimisht.

Hajati shton se ndërkohë që duhet të këndojë dhe të gëzojë njerëzit, një pjesë e mirë e publikut merret me ofendime, kritika për pamjen, komente për ndërhyrje, apo gjykime të pamëshirshme, ndërsa askush nuk e di çfarë mund të mbajë një artist mbi supe në ato momente.

Këngëtarja e njohur përmend lotët që ndonjëherë i ngrihen në grykë: fatura, familjen që mban, fëmijët që e presin, prindërit e sëmurë, mungesën e mbështetjes, marrëdhënie që nuk funksionojnë, dhe një dashuri që nuk e ka më. Gjithë këto, ndërkohë që duhet të duket e fortë në syt

Quelle: shqiperia-ime.com