Për herë të parë në publikisht, Lori Hoxha dhe bashkëshorti i saj fotografohen krah njëri-tjetrit

Në 10-vjetorin e fondacionit “Fundjava Ndryshe”, vëmendjen e mori një çift shumë i komentuar: Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari, të cilët u shfaqën për herë të parë zyrtarisht në një event publik pas martesës së tyre.

Të dy u panë të buzëqeshur, të kuruar deri në detaj dhe natyrshëm të afërt, duke konfirmuar harmoninë që i ka karakterizuar që prej fillimit të lidhjes.

Prania e tyre u prit me interes të madh nga të ftuarit, sidomos duke qenë se çifti është mjaft diskret me daljet publike.

Quelle: shqiperia-ime.com