A e ka tradhtuar? Stelina i kthehet ASHPËR Keijsit: Ti shoqet i …? Ma ke punuar pas krahëve

Pas Prime-t të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5” ka ndodhur një diskutim i fortë mes Stelinës dhe Keijsit.
Dy banorët, që fillimisht janë njohur si çift në “Për’puthen”, tashmë janë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E marrëdhënia e tyre po përballet me tensione të forta, xhelozi dhe akuza të drejtpërdrejta për tradhti dhe mungesë sinqeriteti.
Pjesë nga diskutimi:
Stelina: Për kaq pak kohë që ne të dy ishim të ndarë ti lidhesh me të njëjtin person.
Keijsi: Jo mos e ngatërro unë s’jam lidhur
Stelina: Shoqet ti i puth se ke problem?
Keijsi: Se çfarë bej unë me jetën time është puna ime, ne moment që ndahem nga dikush, se çfarë bej unë është puna ime, ne momentin që skam detyrime ndaj teje, me vjen keq nuk kam arsye pse të të jap shpjegime.
Stelina: Mos më jep shpjegime për atë, por më duket e pamundur të krijosh një marrëdhënie shoqërore duke u puthur në buze me një njeri për të cilin dyshohesh, që do të thotë se kjo gjëja ka qenë përpara, ma ke punuar pas krahëve.
Quelle: shqiperia-ime.com