Abdixhiku synon Presidencën? Familja Imeri flet për pazar politik të njohur

Familja e veprimtarit, Haki Imeri, ka reaguar me një postim kritik, duke vlerësuar se Lumir Abdixhiku synon postin e Presidentit, por në një realitet të gabuar politik.

Sipas tyre, strategjia e tij po e përcjell elektoratin e mbetur të LDK-së drejt LVV-së dhe Guxo-s, duke forcuar rivalët dhe duke përgatitur daljen e tij nga politika.

Postimi paralajmëron se LDK po shkon drejt shpërbërjes, ndërsa elektorati rugovian tashmë ka, sipas tyre, dy adresa politike.

Postimi i plotë:

-Lumir Abdixhiku, siç po shihet, ka vendosur ta kërkojë postin e Presidentit për vete.

-Ambicie legjitime.

-Por realitet politik i gabuar.

-President i tipit dada lume nuk prodhohet në këtë konfigurim pushteti.

Sot jo.

-Megjithatë, duket se Lumiri ka zgjedhur një strategji tjetër 😜

-Ndoshta edhe më dinake..

-Ta përcjellë elektoratin e mbetur të LDK-së, me’ edukatë’ dhe buzëqeshje, drejt LVV-së dhe Guxo-s.

-Një shërbim politik i vyeshem.

-Pa u kuq. Dhe me ‘heroizem’klasik.

-Në këtë mënyrë, Dada Lume nuk po i sfidon rivalët.

-Po i forcon ata.

-Dhe njëkohësisht po përgatit daljen e vet elegante nga politika..

-Një pazar i njohur ky, brenda klanit te Isa Mustafes..

-Të njëjtën lojë e bëri Isa Mustafa.

-Kur e bëri Hashim Thaçin President.

-Të njëjtin Thaç që Isa dhe të tjerët e kishin akuzuar për vrasje të personaliteteve politike dhe ushtarake të Kosovës, me ne fund e ben President..

-Që nga ai moment, LDK-ja jeton në hije.

-Në hijen e Isa Mustafës.Pa identitet, pa vizion ..

-Prandaj, shpërbërja e saj totale është vetëm çështje kohe.

-Jo nëse.

-Por kur.

-Sot, elektorati rugovian ka dy adresa.

-GUXO.

-LVV.

-Urdhëroni.

-Aty jeni në shtëpinë tuaj.