Aksident tragjik në këtë vend, raportohet për katër të vdekur dhe pesë të lënduar

Katër persona, mes tyre dyshohet se tre adoleshentë, kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor mes një makine dhe një taksie në Bolton, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas Policisë së Mançesterit të Madh, një automjet tip “Seat Leon” i kuq u përplas me një “Citroen C4 Picasso” në Wigan Road rreth orës 00:45. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën drejtuesi i Seat-it dhe dy pasagjerë, të gjithë të moshës 18 dhe 19 vjeç, si edhe drejtuesi i Citroen-it, një burrë rreth të 50-ave, i cili rezultoi të ishte shofer taksie.
Të katër personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë pasagjerë të tjerë, të plagosur, u transportuan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Kryeinspektorja e Mançesterit të Madh, Helen McCormick, konfirmoi se po kryhet identifikimi formal i viktimave dhe se familjarët janë njoftuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Quelle: shqiperia-ime.com