Ambasada Britanike nderon viktimat e masakrës së Reçakut

Sot u nderuan viktimat e masakrës së Reçakut të vitit 1999. Zëvendës-ambasadori i Britanisë së Madhe mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, duke respektuar 45 jetët e humbura dhe duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe kërkesat e tyre për drejtësi.
“Sot nderojmë viktimat e masakrës së Reçakut në vitin 1999.
Zëvendës-ambasadori ynë mori pjesë në ceremoninë e mëngjesit për të nderuar 45 jetët e pafajshme të humbura dhe për të qëndruar në solidaritet me familjet e viktimave dhe kërkesat e tyre për drejtësi”, shkruan Ambasada Britanike në Prishtinë.
Kujtojmë se sot Kosova shënon sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar 1999, në këtë fshat forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Me këtë rast do të organizohen aktivitete përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Më 15 janar 1999, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes. Deklarata publike e Walkerit, i cili e cilësoi ngjarjen si masakër ndaj civilëve, tronditi bashkësinë ndërkombëtare dhe shënoi një pikë kthese në angazhimin ndërkombëtar për Kosovën.
Pas Reçakut, u intensifikuan përpjekjet diplomatike që çuan drejt Konferencës së Rambujesë (Francë) dhe më pas ndërhyrjes së NATO-s, duke hapur rrugën drejt çlirimit të Kosovës. Masakra e Reçakut mbetet simbol i vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe një dëshmi e rëndësisë së së vërtetës dhe drejtësisë.