Çka u gjet në shtëpinë e serbit i cili dyshohet për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë?

Mëngjesin e sotëm, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar serbin me iniciale S.R., i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023, ndërsa nga organi hetues konsiderojnë se kanë siguruar prova të mjaftueshme që ndaj të dyshuarit të kërkohet masa e paraburgimit.
Mëngjesin e sotëm, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar serbin me iniciale S.R., i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023, ndërsa nga organi hetues konsiderojnë se kanë siguruar prova të mjaftueshme që ndaj të dyshuarit të kërkohet masa e paraburgimit, raporton KosovaPress.
Përveç arrestimit, autoritetet kanë kryer bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar veshmbathje që ai dyshohet se i kishte veshur në kohën kur i ka kryer veprat penale.
Po ashtu, gjatë bastisjes janë konfiskuar pajisje elektronike, përfshirë video-incizime dhe fotografi, të cilat, sipas Prokurorisë Speciale, dëshmojnë përfshirjen e S.R. në veprat penale për të cilat ai po hetohet.
Të gjitha këto detaje për KosovaPress i ndau prokurori special, Bekim Kodraliu i cili tha se i arrestuar dyshohet për katër vepra penale, që janë bashkimi për veprimtari kundër-kushtetuese , rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare, sulmi ndaj personave zyrtar si dhe pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e S.R janë gjetur prova materiale që dëshmojnë se ai ka kryer veprat penale, shprehet Kodraliu.
“Sot në mëngjes në bazë të provave që kemi siguruar deri më tani në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kemi arrestuar një të dyshuar, i cili në bazë të provave ka qenë i involvuar në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës i ndodhur me datë 29. 05. 2023. E që në veprimet e tij ndërthurë katër vepra penale, ato janë bashkimi për veprimtari kundër-kushtetuese , rrezikimi i personave me mbrojtje ndërkombëtare, sulmi ndaj personave zyrtar si dhe pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm që kryen vepër penale. Sot në mëngjes po ashtu në koordinim me Policinë është kryer edhe bastisja në shtëpinë e të dyshuarit dhe në kuadër të provave që janë siguruar në këtë bastisje janë prova materiale me të cilat vërtetohet edhe mëtej dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale për të cilat ne veç kemi filluar hetimet penale sot ndaj tij”, shprehet Kodraliu.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së të të dyshuarit u gjetën prova materiale të cilat dëshmojnë se ai ka qenë i involvuar në sulmin kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan i cili ndodhi para 3 viteve.
Kodraliu tregon se çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për sulmin ndaj KROR-it dhe Policisë së Kosovës
“Gjatë bastisjes kemi gjetur veshmbathje të cilat i pandehuri i ka poseduar në kohën kur ka kryer veprat penale e në kuadër të provave tjera kemi edhe pajisjet elektronike, telefon dhe pajisje të tjera të cilat ekzaminohen nga Agjencioni i Forenzikës e po ashtu dua të potencoj veprimtaria e tij kundërligjore është dokumentuar edhe me prova materiale siç janë video-incizimet dhe fotografitë në të cilat vetë i pandehuri shihet duke kryer veprat penale për të cilat ne konsiderojmë që i njëjti ka qenë i involvuar në këtë rast penal”, tha ai.
Prokurori Speciale, Bekim Kodraliu për KosovaPress deklaroi se tashmë janë siguruar prova të mjaftueshme që të bëhet kërkesa për masën e paraburgimit ndaj S.R.
Kodraliu thotë se kanë siguruar prova të mjaftueshme për të kërkuar masën e paraburgimit ndaj S.R.
“Ne kemi siguruar prova të mjaftueshme me të cilat kemi vërtetuar dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në fjalë ka kryer veprat penale.. dhe meqenëse për të zhvilluar një procedurë normale në këtë fazë të procedurës ne konsiderojmë që janë plotësuar kushtet ligjore për paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatë dhe këtë kërkesë do ta paraqesim brenda afatit të caktuar kohor” , deklaroi Kodraliu.
S.R. është në mesin e dhjetëra të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh. Prokurori special, Kodraliu thotë se për këtë rast ka një numër të madh të të dyshuarve dhe ndaj disave ka edhe fletë-arrest ndërkombëtar.
Kodraliu thotë se rasti për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë përfshinë një numër të madh të personave të dyshuar.
“Në kuadër të këtij rasti penal është një numër i madh i të dyshuarve me një numër të konsiderueshëm rreth 10 persona veç tash kemi aktgjykime dënuese me të cilët kemi arritur edhe marrëveshje për pranim fajësie, marrëveshje të arritura në bazë të provave që kemi siguruar gjatë zhvillimit të hetimeve. Ndaj këtyre kemi aktgjykime me burgim efektiv dhe me gjobë e po ashtu në kuadër të këtij rasti kemi edhe të dyshuar të tjerë të cilët janë në fazën e hetimeve dhe sigurimin e provave të tjera konkrete…04’09Meqnëse rasti është ende nën hetim ekziston një numër i të dyshuarve të cilët veçse kanë fletë arrest ndërkombëtar dhe të cilët janë në ndjekje të vazhdueshme e po është edhe një numër tjetër të cilët nuk mund në këtë fazë se sa është prej tyre, por me këtë dua të iu konfirmoj se Prokuroria Speciale është e përkushtuar me profesionalizëm të ndërmarrë të gjitha veprimet ndaj të gjithëve pa dallim nacionaliteti, gjinie, të cilët veçmas e cenojnë rendin juridik kushtetues”, thotë prokurori special.
Gjatë trazirave të majit të vitit 2023 të ndodhura në Zveçan u lënduan më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it. Gjithçka kishte ndodhur kur serbët lokalë kishin kundërshtuarhyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Deri tani, disa persona janë dënuar me burgim, por edhe me gjobë pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë.