Dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë, shkaku kryesor …

Temperatura e lartë tek të vegjlit dhe vështirësia për të menaxhuar bënë që prindërit ti drejtohen menjëherë urgjencës pediatrike.
Mjekët thonë se numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencë është mbi 200.
“Mbizotëron temperatura e lartë 39 grade celsius”, tha Albert Lama.
Virusi respirator sinsicial ka rritur numrin e fëmijëve të shtruar në spital. Ndërkohë që nuk mbeten pas viursi A i gripit me dy nëntipet e tij Ah1 n1 dhe Ah2 N3 por edhe virusi B.
Fëmijët janë të prekur edhe nga Sars Cov 2. Fluksi më i madhe i fëmijëve që paraqiten në urgjencë janë orët e pasdites së vonë dhe nata.
Mjeket u kërkojnë prindërve mos të paraqiten menjëherë në urgjencë kur konstatojnë temperaturë tek fëmijët pasi deri në tre ditë mund ta menaxhojnë në kushte shtëpi duke u konsultuar me mjekun.
Për shkak se bashkëqarkullojnë disa viruse dhe viroza kur paraqitesh në urgjencë pritja në radhë mund të bëjë që fëmijës t’i mbivendoset një tjetër infeksion respirator duke komplikuar më shumë gjendjen shëndetësore të fëmijës./Top Channel
Quelle: shqiperia-ime.com