E FUNDIT/ Arratiset një i burgosur në Durrës

Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit.
Sipas burimeve, i dënuari ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes.
Arratisja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.
Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.