Edi Rama drejt fatit të Maduros, kryeministri shqiptar i ka orët e numëruara sipas Urdhrit Ekzekutiv 14157 të Trump

Maduro u arrestua. Trump ka vënë në vend premtimin e tij në luftën kundër karteleve të drogës. Urdhrin Ekzekutiv 14157, që krijon mekanizëm të posaçëm për ta etiketuar kartelet si FTO/SDGT (Organizata të Huaja Terroriste/Sanksione të Terrorizmit) filloi efektet e tij, ku diktatori venezuelian përfundoi në prangat e trupave speciale amerikane. Fundi i Maduros është një paralajmërim i fortë për Maduron e Ballkanit, Edi Ramën i cili është i lidhur pazgjidhshmërisht me kartelet e drogës, duke fiolluar nga karteli Sinaloa deri te kartelet lokale.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në ditët e tij më të skëtershme, ku të gjitha prognozat më optimiste i parashikojnë një fund të zi dhe të pashpresë. Megjithëse ka fituar një mandat të katërt me 83 deputetë dhe ka një qeverisje me kukulla që ngrenë dhe ulin duart sipas urdhrave të shefit, de facto ka 9 muaj që nuk qeveris. Skandalet e fundit kanë tronditur thellësisht perandorinë e ti korruptive me grabitje miliarda euro nga paratë e shqiptarëve.

Balluku-Karçani -Agasi janë ekzekutuesit e korrupsionit të tij skandaloz, ndërkohë që Agasi është edhe koordinatori midis tij dhe bandave kriminale që operojnë në territorin e Shqipërisë. Agasi është dora kryesore që mban gjallë lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe bashkëpunimin më bandat për ti mundësuar pastrimin e parave të krimit dhe financimin e tregtisë së drogës nëpërmjet tenderëve të shumtë. Deklarata e Trump për të konsideruar si terroristë trafikantët e drogës duket se përfshin qartazi` kryeministrin shqiptar, i cili i ka mbështetur dhe është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të tyre.

Situata e Edi Ramës pas aksioneve ndaj bandave të suportuara nga ai duket se kanë krijuar probleme serioze me administratën Trump dhe me vetë presidentin e SHBA. Në ditën e parë të mandatit të tij të ri, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që përcaktonte kartelet e trafikut të drogës dhe njerëzve si Organizata të Huaja Terroriste. Trump kërkoi që ndaj tyre të përdoren të njëjtat mjete si kundër terrorizmit ndërkombëtar: sanksione financiare, operacione inteligjence dhe veprime ushtarake.

Trump ka përfshirë edhe Shqipërinë në këtë luftë globale kundër karteleve, duke dërguar DEA-n amerikane në Tiranë për të ndihmuar në çmontimin e rrjeteve të trafikut. Deklarata e DASH për gazetën SOT në datën 13 gusht se: “Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.

Grupet kriminale shqiptare luajnë një rol të rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare të drogës, duke shfrytëzuar rrugët e trafikut drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Shtetet e Bashkuara e mbështesin Shqipërinë duke këshilluar institucionet e saj të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë penale, përfshirë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit të Shqipërisë dhe duke ofruar trajnim për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, vinte theksin në luftën kundër drogës duke bërë të qartë se në këtë drejtim nuk do të ketë lëshime.

Nga ana tjetër, partnerët ndërkombëtarë kanë dhënë sinjale alarmi. Raporte si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit për narkotikët dhe krimin e organizuar (INCSR) kanë nënvizuar rrezikun e infiltrimit të krimit në ekonomi dhe politikë në Shqipëri. BE në progres-raportet e saj ka kërkuar rezultate konkrete në luftën kundër grupeve të fuqishme kriminale dhe lidhjeve të tyre me zyrtarë publikë.

Rasti “Metamorfoza” (ku përfshihej Gjoka) u përshëndet nga ambasadat e huaja si shembull i mirë i bashkëpunimit SPAK-Europol që ekspozoi këto lidhje. Transparency International në një analizë të posaçme, siç u citua më lart, paralajmëroi se akordimi i statusit strategjik për kriminelë po shkatërron besimin në institucione dhe ekonominë e tregut.

Në përfundim, të katër grupet e që po përmendim ilustrojnë modelin e rrezikshëm të simbiozës mes pushtetit dhe krimit të organizuar në vitet 2021–2025. Nga lejet e ndërtimit për resorte e kulla shumëkatëshe, te kontratat publike të fituara nëpërmjet njerëzve të infiltruar, e deri te statuset e investitorëve të dhëna trafikantëve, duket se kriminaliteti i organizuar ka mundur të depërtojë në shtetin shqiptar në nivele të larta.

Këto raste kanë minuar sundimin e ligjit dhe konkurrencën e ndershme, duke krijuar një kastë “të paprekurish” që gëzojnë pasuri e imunitet të pamerituar. Sfidë mbetet vazhdimi i operacioneve nga institucionet e reja të drejtësisë (SPAK, BKH, Gjykata Speciale) për të çuar deri në fund këto çështje dhe për t’u provuar qytetarëve se askush s’është mbi ligjin, pavarësisht lidhjeve politike apo fuqisë financiare që mund të kenë siguruar.

Lidhjet e Ramës me kartelet

Goditjet e fundit të SPAK dhe agjencive ligjzbatuese kanë zbërthyer mekanizmin e funksionimit të 4 bandave kryesore në vend të cilat kanë qenë të lidhura me kryeministrin e vendit në raporte ekonomike, të cilët kanë përfituar leje ndërtimi, tenderë, statuse të investitorit strategjik, tenderë rindërtimi dhe nëpërmjet këtyre investimev Edi Rama i ka hapur rrugën pastrimit të parave dhe për më shumë financimin e tregtisë së drogës nëpërmjet fondeve të buxhetit të shtetit.

Kjo metodë rezultoi aq fitimprurëse sa në përgjimet e komunikimeve të grupit Çela, thuhet shprehimisht se “nuk kemi nevojë për kokainë, se kemi tenderat”, duke e krahasuar fitimin nga paratë publike me atë të trafikut të drogës, duke treguar qartazi se bandat kriminale e kanë forcën dhe burimin e të ardhurave në shtetin e Edi Ramës i cili i ka suportuar direkt me vendime në favor të tyre. Faktet e mësipërme konfirmojnë se de facto financuesi dhe pastruesi i parave të bandave në Shqipëri është vetë Edi Rama. Ka qenë vetë ish zëvendësi i Edi Ramës që ka deklaruar se kryeministri i vendit ulej me bandat dhe ndanin trojet duke ngrene qofte eshte nje nga me te rendat qe eshte bere ne 12 vite pushtet.

Situata e Edi Ramës pas aksioneve ndaj bandave të suportuara nga ai duket se kanë krijuar probleme serioze me administratën Trump dhe me vetë presidentin e SHBA. Në ditën e parë të mandatit të tij të ri, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që përcaktonte kartelet e trafikut të drogës dhe njerëzve si Organizata të Huaja Terroriste.

Trump kërkoi që ndaj tyre të përdoren të njëjtat mjete si kundër terrorizmit ndërkombëtar: sanksione financiare, operacione inteligjence dhe veprime ushtarake. Trump ka përfshirë edhe Shqipërinë në këtë luftë globale kundër karteleve, duke dërguar DEA-n amerikane në Tiranë për të ndihmuar në çmontimin e rrjeteve të trafikut. Deklarata e DASH për gazetën SOT në datën 13 gusht se: “Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.

Grupet kriminale shqiptare luajnë një rol të rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare të drogës, duke shfrytëzuar rrugët e trafikut drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Shtetet e Bashkuara e mbështesin Shqipërinë duke këshilluar institucionet e saj të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë penale, përfshirë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar të zbatimit të ligjit të Shqipërisë dhe duke ofruar trajnim për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, vinte theksin në luftën kundër drogës duke bërë të qartë se në këtë drejtim nuk do të ketë lëshime./sot.com.al

Quelle: shqiperia-ime.com