Gjinekologu i njohur e sqaron njëherë e mirë: Kur nuk bëni dot djalë, problemi qëndron tek … (Video)

Në emisionin “Mes’Dritë” në Vizion Plus u trajtua tema e fertilitetit, duke u ndalur te roli i hormoneve, stili i jetesës dhe zakonet që ndikojnë në aftësinë riprodhuese të partnerëve. Në fokus ishte edhe rëndësia e kryerjes së testeve për të kuptuar nivelin e fertilitetit, si te gratë ashtu edhe te burrat.

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili shpjegoi se infertiliteti ndahet në femëror dhe mashkullor, dhe se të dy kanë të njëjtën rëndësi. Sipas tij, infertiliteti femëror është më i ndërlikuar, por për një shtatzëni të suksesshme është thelbësore që si qeliza vezë ashtu edhe spermatozoidi të jenë të shëndetshëm.

Procesi përfshin fekondimin e vezës rreth ditës së 14-të të ciklit, hapjen e tubave uterine dhe më pas implantimin e embrionit në mitër. Nëse një çift nuk arrin të krijojë shtatzëni brenda 6 muajve me marrëdhënie natyrale, atëherë një nga këta faktorë nuk funksionon siç duhet.

Dr. Balili theksoi se në Shqipëri infertiliteti përbën një problem serioz, ndërsa shpesh, për shkak të mentalitetit shoqëror, barra e fajit i vihet padrejtësisht gruas.

Ai solli edhe shembuj nga përvoja personale për të ilustruar paragjykimet mbi gjininë e fëmijës, duke sqaruar se përcaktimi i gjinisë lidhet me spermën e mashkullit.

“Shumë vite më parë, kur asistova në një lindje të fëmijës së një intelektuali që u bë me vajzë. Më tha portierja që, sapo mori vesh se kishte vajzë, ktheu edhe petullat, nuk ia la gruas.

Ai ishte nga Universiteti i Kamzës, agronom. I thashë: më thuaj, çfarë ke hedhur në tokë? Ke hedhur misër dhe kërkon grurë? Fajin që s’ke bërë djalë e ke ti. Zoti mashkullit i ka dhënë mundësinë e përcaktimit të gjinisë. Djemtë dhe burrat që nuk bëjnë djem kanë probleme me spermën. Sperma ka 2 qelizat, Y dhe X., shprehet gjinekologu./vizionplus.tv

Quelle: shqiperia-ime.com