Hajdaj: Vjosa Osmani do të votohet edhe për një mandat të dytë presidencial

Anëtari i kryesisë së Guxo, Kujtim Hajdaj, ka shprehur bindjen se partitë parlamentare, veçanërisht koalicioni qeverisës, do ta votojnë Vjosa Osmanin edhe për një mandat të dytë presidencial.
Ai vlerëson se Osmani ka forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht raportet me SHBA-në, duke theksuar se pa të në krye të shtetit, Kosova rrezikon proceset integruese në NATO dhe BE.
Postimi i plotë:
Nuk e besoj që partitë tona shqiptare parlamentare, koalicioni qeverisës LV-GUXO-ALT-PDSHK jo se jo, do të merrnin guximin të mos ia bëjnë kuorumin dhe të mos e votojnë Presidenten tonë aktuale edhe për një mandat të dytë presidencial.
Kjo, përveç dëshmive të shumta të suksesshme në udhëheqje me Kosovën.., edhe sepse Presidentja e ka ngrit shtetin tonë në nivelin me të lartë në agjendat e shteteve Evro-Atlantike dhe më gjerë në botë.., e veçmas në ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA.
Pa Vjosën Presidente, Kosova do të mbetej në gjysmë rruge me rrezikun që të mos integrohet në NATO dhe UE.
Në rastin e Kosovës, asnjë popull dhe asnjë shtet në botë nuk do të rrezikonte rrugën e vet integruese dhe demokratike pa e patur në krye të shtetit një Presidente siq është Dr.Vjosa Osmani-Sadriu.
Prandaj unë besoj se kjo edhe do të ndodhë.
Me Vjosën edhe për një mandat të dytë presidencial për Kosovën.