Hamza takon Sorensen: Diskutuam për rikthimin e Kosovës në integrimin në BE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka takuar të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
“Ne diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian”, ka shkruar ai në facebook.
Hamza më tej ka thënë, se sipas tij, PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal.