Hykmete Bajrami jep dorëheqje?

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu bëri të ditur për median një burim i LDK-së brenda Kryesisë së kësaj partie.

Ai tha se në momentin që ofron dorëheqje kryetari, “do të thotë që të gjithë jemi në dorëheqje deri në Kuvendin e LDK-së”.

Media ka provuar të kontaktojë edhe me vetë Hykmete Bajramin, por nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga ajo.