Kryeministri Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës të shtunën, ja çfarë pritet

Të shtunën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës.

Takimi është parashikuar të zhvillohet rreth orës 12:00.

Ende nuk dihet se cila do të jetë tema e diskutimeve në këtë takim. Kujtojmë se pushteti vendor gjatë ditëve të fundit është përballur me një situatë të vështirë, për shkak të përmbytjeve që ‘mbërthyen’ vendin pas motit të keq.

Pas përmbytjeve, në shumë zona të vendit ka nisur përllogaritja e dëmeve, pas premtimeve të qeverisë për kompensim.

Kujtojmë se në verën e vitit të kaluar u bënë një sërë lëvizjesh në drejtoritë vendore të bashkive të ndryshme të vendit, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendonte se drejtorët asokohe nuk kishin performuar siç duhej.